Lajme

Arrestimi i shqiptarëve të Kosovës në Serbi, Koci publikon letrën drejtuar Kurtit: Angazhimin ta vazhdojë në koordinim me institucionet

09/20/2026 08:58
nga:Genita C

Avokati Arianit Koci ka bërë publike një shkresë drejtuar institucioneve të Kosovës, ku kërkon që angazhimi i tij për mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës të arrestuar në Serbi të vazhdojë në koordinim me institucionet, raporton GazetaBlic.

Koci thotë se ka ofruar vazhdimisht ndihmë juridike pa pagesë dhe se ka mbuluar edhe shpenzimet vetë.

Sipas tij, autoritetet serbe e kanë ndaluar disa herë për verifikime shtesë, duke e vënë në rrezik dhe duke ia kufizuar mundësinë për të udhëtuar në Serbi.

Ai thotë se më 19 gusht i është drejtuar Kryeministrit, me kopje Presidentes dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.