Lajme

Arifi: LVV ka hy në një cikël të rënies

02/09/2025 20:28
nga:G B

Avni Arifi, opinionisti politik, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosj do të ketë një cikël të rënies.

Në Klan Kosova, ai ka pohuar se kësaj partie i duhet të ketë një ndryshim për brenda, pas rezultatit të Exit Poll-it që doli në Klan Kosova, ku kjo parti ka 38% të votave.

“Mundemi me ardhë tek ajo ideja se askush në histori të Kosovës nuk ka pasë mundësi më të madhe se Albin Kurti me bashku popullin me 50 për qind, ai ka mundur ta bashkojën popullin, ka rënë sepse ai e ka futur thiken përçarjes në popull, rivalët politikë më nuk ka parë si rivalë politikë por si armiq. Partnerët ndërkombëtarë i ka parë me gjuhë armiqësore, pajtohem se populli i Kosovës e ka rritur vëzhgimin tek të gjithë spektri politikë”.

“Koha ka dëshmuar se katër vjet nuk janë asgjë, për katër vjet të sheh dhe të ndërron, në kushte normale 38% për partinë më të madhe me i marrë, sikur të ruantë njerëzillëkun me partitë politike prapë do të ishte një sukses, forma se si është hyrë Lëvizja Vetëvendosje si kujdestar i gjithçkaje çka është në Kosovës, e ka pamundësuar atë që të vazhdojë qeverisjen dhe funskionimin”.

“Dy gjëra janë me rëndësi, populli i Kosovës edhe sot dëmshoi se nuk do ‘car’, ‘krral’ dhe ‘mbret’, dhe nuk ka dashtë kurrë. Edhe votën që ia dha sot PDK-së dhe LDK-së i ka dhënë votën që e ka pasë. Populli i Kosovës kërkon bashkëpunim mes partive politike, kërkon unitet në temat strategjike, është partneriteti me faktorin ndërkombëtarë, tema të rënda si dialogu nuk ka patriotë e tradhëtarë në mesin e partive politike të Kosovës”.

“Mund të them se LVV-ja me këtë rezultat nuk bënë ndryshime shumë të mëdha, ka hy në një cikël të rënies ku do ta kenë shumë problem me ndalë, pas këtij rezultati do të vazhdojë trendi i rënies”, ka thënë Arifi.