Protesta e sotme nuk kaloi pa tensione në momentin kur protestuesit i janë afruar afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke u përplasur kështu edhe me Policinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Analisti politik, Arben Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” është shprehur se protesta e sotme nuk ishte madhështore. Ishte simbolike, por tregues i qartë i rritjes rapide të mllefit dhe zhgënjimit qytetar.
“Para vetem tre mujash ka qene e paimagjinueshme nje proteste si kjo e sotmja kunder Qeverise Kurti.
Aq me pak nje proteste e organizuar nga PSD.
Deri para 17 tetorit, arroganca e partise ne pushtet ishte njefare e “lypne fer” kujtdo qe kishte ndonje rezerve ne raport me ta. Arrogance ne stilin: hajt guxoni shane Albinin, hajt guxoni qonani ne zgjedhje, hajt dil veteni popullin.
Protesta e sotme nuk ishte madheshotre. Ishte simbolike, por tregues i qarte i rritjes rapide te mllefit dhe zhgenjimit qytetar.
Tash do te ishte mire qe te “lypnet fer” prej pushteti e opozite t’i leme anash. Te shohim pak qeverisje, vendimarrje, alternativa. “, ka shkruar Ahmeti.
/GazetaBlic/


