Lajme

Anton Çuni: Është vetëm fillimi, skeni parë gjë akoma

04/17/2021 16:52
nga:Y I

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka reaguar pas ngjarjeve të sotme ku policia në mëngjes shkoi në redaksinë e “Insajderit” për të intervistuar drejtorin Parim Olluri lidhur me hulumtimin e publikuar për vaksinat.

Quni ka thënë se java e përmbyll me linçimin ndaj mediave, e që sipas tij ky është vetëm fillimi dhe s’është parë gjë akoma.

“Java nisi me zhvatjen e 1.4 milion eurove nga kompanitë fantome në Prizren, vazhduan me mbylljen e zyreve të partive politike në Prizren, dhe për fundjavë u munduan të linçojnë dhe frikësojnë mediat kinse për “mbrojtje të sekretit shtetëror”.Ky është vetëm fillimi. Ende asgje skeni parë.Ngrite zërin, mos hesht!” shkruan Çuni në facebook.

Reagimi i plotë:

Për një javë

Java nisi me zhvatjen e 1.4 milion eurove nga kompanitë fantome në Prizren, vazhduan me mbylljen e zyreve të partive politike në Prizren, dhe për fundjavë u munduan të linçojnë dhe frikësojnë mediat kinse për “mbrojtje të sekretit shtetëror”.

Ky është vetëm fillimi. Ende asgje skeni parë.
Ngrite zërin, mos hesht!

Selmanaj ‘ashpërson’ tonet me VV-në: Këtë mendësi totalitare duhet me ndal kohë, me i’a këput rrënjët!