Lajme

Anëtarësimi në KIE, Haliti: Beteja do të jetë e madhe, shpresoj se do të ketë një votim pozitiv për Kosovën

03/27/2024 23:27
nga:Sh R

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Krasniqi, thotë se vendimi i sotëm në KIE është shumë domethënës dhe pozitiv pasi që vendimi është marrë me 31 vota për 4 kundër.

Haliti në një prononcim për Gazeta Blic, tha se tani është hapur rruga për t’u shqyrtuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Vendimi i sotëm i Komisionit për Politikë e Demokraci në KIE, është shumë domethënës dhe shumë pozitiv, për faktin se vendimi është marrë me 31 vota për 4 kundër. Që d.m.th, më shumë se dy të tretat e komisionit kanë votuar për, e tani është hapur rruga për t’u shqyrtuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e pastaj në Këshillin Evropian”, shtoi ai.

Deputeti thekson se beteja do të jetë e madhe, ku shton se shpreson se do të ketë një votim pozitiv për Kosovën.

“Nëse e kalojmë votimin në këto dy institucione, atëherë mbesin procedurat formale për pranimin e Kosovës në KIE. Sidoqoftë, Kosova duhet t’i takojë të gjithë faktorët relevantë e anëtarët e KIE me të drejtë vote që të japin votën për pranimin e Kosovës në KE. Beteja do të jetë e madhe, por shpresoj që do të ketë një votim pozitiv për Kosoven”, tha ai.

Haliti tregon se pas vendimit të Asamblesë Parlamentare në KIE, vendimi do të merret në pranverë nga Këshilli Evropian.

“Pra, pas vendimit të Asamblesë Paslamentare të KIE, vendimi merret në pranverë nga Këshilli i Ministrave apo siç quhet Këshilli Evropian”, përfundoi Haliti për Gazeta Blic.

 

Raporti për anëtarësim të Kosovës në KiE/ Këta janë dy hapat e tjerë drejt anëtarësimit – në prill votimi i radhës

Kosova kalon me sukses hapin e parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës