Lajme

Kosova kalon me sukses hapin e parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

03/27/2024 16:53
nga:Sh R

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti.