Sporti

Ancelotti nuk udhëton për në Londër, djali i tij do ta udhëheqë Real Madridin në ndeshjen ndaj Chelseas

04/05/2022 11:28
nga:Mergim Rreci

Chelsea do të përballet nesër me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Sipas të gjitha gjasave, Carlo Ancelotti nuk do të jetë me skuadrën në “Stamford Bridge”, kjo për shkak se vazhdon të jetë pozitiv me koronavirus, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Real Madridit, i cili tashmë humbi ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Celtas, nuk do të udhëtojë as në Londër.

Megjithatë, prania e tij nuk përjashtohet plotësisht, por nëse kjo gjë konfirmohet, do të jetë djali i tij, ai që do ta udhëheqë skuadrën.