Lajme

Analisti politik: Nëse BE nuk heq masat ndaj Kosovës, vendi do të humbiste mbi 500 milionë euro

05/07/2024 20:59
nga:Sh R

Bashkimi Evropian ka folur sërish për çështjen e heqjes apo jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar të martën se BE është afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës.

Analisti poltik, Arbnor Sadiku, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se ende nuk dihet saktë se a do të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës, ku shpreson se do të ketë konsesues lidhur me heqjen e masave ndaj Kosovës, pasi që vendi do humbiste mbi 500 milionë fonde IPA.

“Ende nuk dihet saktë, por, ajo që kemi parë deri tani ka pasur një përçarje ne mes disa vendeve të BE-së, lidhur me atë se çfarë kushte janë përmbushur nga Kosova për heqjen e masave, shpresoj se të ketë konsesues lidhur me heqjen masave për Kosoven, pasi që kjo e fundit do të humbte mbi 500 milionë fonde IPA”, tha ai për Gazeta Blic.

 

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës