Lajme

Ambasadori francez shijon Malet e Sharrit

01/14/2023 19:05
nga:Astrit Gashi

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, duket se po e shijon Kosovën.

Ai këtë të shtunë ka vizituar Malet e Sharrit, duke thënë se do t’i vizitojë sërish.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në ‘Twitter’.

“Ekspeditë bore në Malet e Sharrit. Për ta bërë përsëri, absolutisht. Sidomos ta shoh peizazhin e mrekullueshëm, në një ditë pa mjegull”, ka shkruar ai.