Lajme

Ambasadori amerikan në Serbi pas marrëveshjes për targat: Tani të përqëndrohemi në zgjidhje të qëndrueshme!

10/02/2021 19:38
nga:Y I

Ambasadori i SHBA-së në Begorad, Anthony Godfrey, është shprehur i kënaqur me zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për targat.

Godfrey, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se tash është koha për t’u fokusuar që të gjendet zgjidhja afatgjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“I kënaqur që shoh zbatimin besnik të marrëveshjes së arritur në Bruksel. Liria e lëvizjes dhe tregtia është fondamenti i integrimit ekonomik dhe mirëqenies në rajon”, ka shkruar ai. Tani ne duhet të fokusohemi tek një zgjidhje e qëndrueshme”, ka shkruar ai.

Reagon ambasada amerikane pas tërheqjes së barrikadave dhe policisë speciale nga veriu, kërkon përkushtim në dialog