Lajme

Ambasada e Amerikës: Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog

04/27/2021 18:02
nga:Gazeta Blic

Ambasada e Amerikës në Kosovë e ka mbështetur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të zbatuar zotimet e tyre të Marrëveshjes së Washingtonit.

Përmes një postimi në Twitter, ambasada ka bërë të ditur se i inkurajojnë palët që të angazhohen në këtë proces, transmeton Indeksonline.

“Ne mbështesim Dialogun e lehtësuar nga BE dhe inkurajojmë palët që të angazhohen përsëri në këtë proces me një ndjenjë urgjence … Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar Zotimet e tyre të Uashingtonit në mbështetje të qëllimit të normalizimit të plotë.”