Në grupmoshat e reja në futbollin vendor shpesh shënohet gola të bukur, por Altrisa Gashi, futbollistja e 2 Korrikut ka bërë mrekullinë në ndeshjen e fundit.
Në ekipin e femrave të 2 Korrikut, Altrisa Gashi realizoi eurogolin e javës ndaj FC Bazelit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ajo shënoi me roveshatë – duke mahnitur të gjithë me mënyrën se si e realizoi këtë perlë të vërtetë.
Skuadra e saj fitoi me rezultatin 3-1, teksa ky gol i Gashit padyshim se do mbetet gjithmonë në kujtimin e futbollistes… por jo vetëm!
Shijojeni magjinë e Altrisës: