Lajme

Aktori kosovar reagon pas vdekjes së mjekut Huruglica: “Sot na la më i miri i gjeneratës”

09/13/2022 19:20
nga:Astrit Gashi

Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, ka reaguar pas vdekjes së oftalmologut Visar Huruglica.

Spahiu përmes një shkrimi duke ia bashkangjitur edhe një foto bashkë me Huruglicën tha se është i shokuar me lajmin për vdekjen e mikut të tij, Visar Huruglica.

“Sot, na la më i miri i gjeneratës, takimet e brezit tonë ma nuk do të jenë të njëjta kurrë! Shumë, shumë herët na le! E pabesueshme që po shkruj për ty Viski”, shkroi aktori.