Lajme

Aktgjykimi i Kushtetueses, Paçarizi: Dispozitivi është i paqartë, Gjykatat s’janë për interpretime morale

06/30/2025 22:05
nga:G B

Opinionisti Rrahman Paçarizi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se dispozitivi i këtij akgjykimi është krejt i paqartë dhe u shpreh se Gjykatat nuk janë për të bërë interpretime morale dhe etike.

“Me sa unë marrë vesh, dispozitivet duhet të jenë të qarta, dispozitivi i këtij akgjykimi është krejt i paqartë”.

“Gjykata Kushtetuese ka thënë partitë politike duhet ta gjejnë njëfarë marrëveshje, me bashkëpunu. Gjykatat, as Kushtetuesja nuk janë për të bërë interpretime morale dhe etike, këto i bëjnë institucionet e tjera e jo Gjykata Kushtetuese e asnjë gjykatë tjetër”, është shprehur ai.