Lajme

Aksidentohet për vdekje 27 vjeçari shqiptar në Itali

05/10/2023 13:02
nga:Y I

27-vjeçari nga Durrësi Qerim Gjepali ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali mbrëmjen e së dielës në udhëkryqin mes via Graziadei dhe via Banfi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 kur makina Mercedes CLK në të cilën po udhëtonte 24-vjeçari Qerim Gjepali, banues në Massa Lombarda (Ravena), u përplas me një pemë.

Përplasja e fortë shkaktoi vdekjen e menjëhershme të shqiptarit.

Të plagosur mbetën dhe dy persona të tjerë, një 23-vjeçar shqiptar dhe një 19-vjeçar me origjinë nga Rumania.