Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Brod të Kroacisë, ku një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë është rrokullisur dhe ku raportohet për ta paktën 10 të vdekur.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, është lutur të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.
POSTIMI I PLOTË:
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës.
Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.
Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb.
Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda./GazetaBlic/
Pamje nga aksidenti tragjik në Kroaci, ku dyshohet për vdekjen e 10 personave


