Lajme

Aksidenti i frikshëm: Shoferi vdiq në vend, por shikojeni se si u shkatërrua vetura (foto)

01/10/2022 18:33
nga:Gazeta Blic

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një person ka humbur jetën duke drejtuar mjetin në fshatin Shkallë të Matit ka humbur kontrollin.

Makina, që po lëvizte drejt drejt minierave të Cërrujës, ka përfunduar rreth 200 metra në greminë. Top Channel ka sigurfuar pamjet ku duket makina e shkatërruar nga aksidenti.

Dyshohet se prezenca e mjegullës në rrugë, e ndikuar dhe nga terreni i vështirë kanë bërë që drejtuesi i mjetit i identifikuar me iniciale P.M. të humbasë kontrollin.

Një dëshmi tjetër thotë se djali i drejtuesit të mjetit po tërhiqte me kavo makinën pas një defekti, por litari është këputur dhe manovrimi i mjetit ka qenë i pamundur.