Lajme

Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën një person

11/12/2022 12:53
nga:Y I

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një automjeti transportues dhe një motoçiklete në Pejë, ku si pasojë ka vdekur një person.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia e Rajonit të Pejës ka bërë me dije se personi që ka mbetur i vdekur është ai që voziste motoçikletën.

“Ju informojmë se sot me datën 12 nёntor 2022, rreth orës 11:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen “Beteja e Loxhёs” nё Pejё Në këtë aksident ishin tё përfshira njё (1) automjet transportues (kombi) dhe njё (1) Motoçikletё. Si pasojё e aksidentit vozitёsi i motoçikletёs ёshtё lёnduar rёndё, i njejti ёshtё dërguar në spitalin rajonal në Pejё, por sipas ekipit mjekёsor viktima nё spital ka arritur pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në komunikatë.