Lajme

Aksident në Lupç të Podujevës, lëndohen tetë persona

09/28/2021 15:07
nga:N M

Tetë persona kanë pranuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti të ndodhur mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri te aksidenti me tetë persona të lënduar.

“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka deklaruar Ahmeti.

Tetë viktima dhe 68 raste të reja me COVID-19 në Kosovë