Lajme

Ahmeti: Serbia me propagandë pak para fillimit të gjykimit në Hagë, pse po heshtim ne, prej kujt kemi frikë

03/28/2023 20:35
nga:G B

Gazetari dhe analisti Arben Ahmeti ka thënë se disa ditë para fillimit të gjykimit në Hagë, makineria propagandistike e Serbisë, RTS transmeton film dokumentar plot shpifje duke e rikthyer shtëpinë e verdhë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është dëshmi e mjaftueshme që Serbia nuk ka ndryshuar dhe nuk ka hequr dorë nga qëllimi për të manipuluar të vërtetën por problemi është heshtja jonë.

Ai ka pyetur se pse po heshtim dhe nga kush kemi frikë, e për çka shërbejnë milionat e PR-it e mediave nëse nuk angazhohemi për të vërtetën tonë.

Postimi i tij i plotë:

Disa dite para fillimit te gjykimit te stervonuar, makineria propagandistike e Serbise, televizioni shteteror RTS, transmeton film dokumentar plot shpifje e te paverteta duke e rikthyer shtepine e verdhe.

Deshmi e mjaftueshme se Serbia nuk ka ndryshuar dhe nuk ka heq dore nga qellimi qe ta manipuloj te verteten. Nuk eshte problem qellimi dhe lufta e ndyre e tyre.

Problem eshte heshtja jone.

Per cka po heshtim? Prej kujt po tutemi? Cka na sherbejne milionat e PR-it e mediave nese nuk angazhohemi per te verteten tone?!

Ruajini parate, strukuni dhe kalkuloni por mos harroni ne nuk ka trashegimi me te keqe se sa t’ua leme pasardhesve tane nje njolle te pavertete.