Imri Ahmeti, kandidat i LDK-së për kryetar të Lipjanit, ka takuar qytetarë të shumtë sonte në Baicë, ku thotë se u dëshmua fuqia dhe besimi i tyre i palëkundur në rrugën e tyre drejt fitores, raporton Gazeta Blic.
“Ky entuziazëm na jep forcë dhe motivim për të vazhduar përpara. Gjatë tubimit prezantuam punën dhe projektet që do të realizohen, si ndërtimi i shkollës së re dhe projektet infrastrukturore”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Me pjesëmarrjen masive të qytetarëve sonte në Baicë, u dëshmua fuqia dhe besimi i tyre i palëkundur në rrugën tonë drejt fitores.
Ky entuziazëm na jep forcë dhe motivim për të vazhduar përpara. Gjatë tubimit prezantuam punën dhe projektet që do të realizohen, si ndërtimi i shkollës së re dhe projektet infrastrukturore.
Programi ynë nuk është vetëm një plan, por rruga e sigurt drejt zhvillimit dhe progresit të qëndrueshëm.
Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!
Faleminderit Baicë, për besimin dhe përkrahjen!


