Lajme

AGK-ja shpreh shqetësim pas shpërndarjes së numrit personal të gazetares Thaçi në “Albkings”

05/07/2024 23:21
nga:Sh R

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit personal të gazetares, Ardiana Thaçi Mehmeti, në grupin “Albkings”.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon shpërndarjen e numrit, si dhe mesazhet e telefonatat denigruese që ka pranuar ditëve të fundit gazetarja Thaçi Mehmeti, me qëllim të dëmtimit të reputacionit të saj”, tha AGK-ja në Facebook.

“AGK-ja, i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, që urgjentisht të ndërmarrin hapat e nevojshëm lidhur me rastin e paraqitur nga kolegia Thaçi Mehmeti, në mënyrë që personi/at që e kanë shpërndarë numrin, dhe ata të cilët e kanë kontaktuar atë, të përballen me ligjin”.