Lajme

Abdixhiku nga Klina: Tubim i jashtëzakonshëm, energji që na kishte munguar dhe besim që po rritet çdo ditë!

05/30/2026 15:54
nga:Y I

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me Vjosa Osmanin kanë mbajtur takim me qytetarë në Klinë.

Abdixhiku tha se ishte një tubim i jashtëzakonshëm, energji që iu kishte munguar dhe besim që po rritet çdo ditë.

“Folëm për katër vitet e humbura. Për mungesën e zhvillimit, për rritjen e kostos së jetesës, për të rinjtë që po largohen, për familjet që po përballen çdo ditë me pasiguri, e për bizneset që kanë mbetur pa mbështetje.Folëm edhe për rrugën tonë. Për zotimet tona konkrete: për rritjen e pagave, mbështetjen për familjet, punësimin e garantuar për të rinjtë, investimet e mëdha, energjinë, arsimin, shëndetësinë dhe një ekonomi që krijon mundësi për secilin” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: