Lajme

Abdixhiku i prerë: LDK-ja nuk hyn në asnjë qeveri me Listën Serbe, jam i vetmi politikan që s’kam pasur kurrë kontakt me ta

06/25/2026 21:32
nga:Genita C

Lumir Abdixhiku ka deklaruar se nuk e kupton idenë e një “qeverie të opozitës”, duke vënë në pikëpyetje realizimin e saj matematikisht në Kuvend, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të jetë pjesë e asnjë formule që përfshin Listën Serbe.

Abdixhiku tha se  është i vetmi politikan që nuk ka pasur asnjë kontakt me eksponentë të Listës Serbe dhe shtoi se qëndrimi i LDK-së ndaj saj është i qartë, veçanërisht pas Banjskës.

“Nuk po e kuptoj këtë idenë, që po e shoh shpesh, që duhet një qeveri e opozitës. Unë nuk e di si realizohet kjo ide matematikisht, po shoh që ka zëra se duhet disi t’i përfshijmë është Listën Serbe, ky s’jam unë, kjo s’është LDK-ja, absolutisht jo me Listën Serbe. Unë jam politikani i vetëm prej të gjithë këtyre në skenë që nuk kam pasë asnjë kontakt për këto 10 vite me asnjë eksponentë të Listës Serbe, të tjerët gjithë, disa i kanë pasë ministra. Pas Banjskës, qëndrimi i LDK-së është i qartë”, thotë Abdixhiku në Klan Kosovë.