Lajme

Abdixhiku e nis ditën me ish-themeluesin e LDK-së, Jusuf Buxhovin

04/22/2021 12:47
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka nisur ditën së bashku me ish-themeluesin e LDK-së, Jusuf Buxhovi, raporton Gazeta Blic.

Abdixhiku ka theksuar se për të është nder diskutimi me ata që kanë vën themelet e Lëvizjes për Lirinë, Demokracinë e Pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, kam nisur ditën me një kafe mëngjesi me intelektualin, historianin dhe anëtarin e parë të Këshillit nismëtar të themelimit të LDK-së, Jusuf Buxhovin. Bashkëbiseduam miqësisht për shumëçka. Për historinë, publikimet e tij, të shkuarën e të ardhmen.

Për mua është nder diskutimi e dëgjimi i atyre që kanë vënë gurthemelet e Lëvizjes për Lirinë,
Demokracinë e Pavarësinë e Kosovës.

Dua të njoh nga afër këndvështrimet e tyre për temat që na prekin të gjithëve. Buxhovi është njëri nga intelektualët e plejadës së Lëvizjes sonë gjithëpopullore dhe që me veprat e tij që shpesh u jep edhe karakter letrar, na e rrëfen historinë e popullit tonë, gati më mirë se secili tjetër.