Lajme

Abbott i shpreh ngushëllime familjarëve të dy viktimave në Pejë

06/25/2023 15:26
nga:Genita C

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicolas Abbott, ka shprehur ngushëllime për vdekjen dy viktimave në Pejë si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Abbott, ka thënë se përshtypje i ka bërë përkushtimi i të gjithë atyre që janë përfshirë në mbështetjen e të prekurve nga përmbytjet.

“Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së dy personave që humbën jetën mbrëmë në Pejë. Më bën përshtypje përkushtimi i të gjithë atyre që janë përfshirë në mbështetjen e të prekurve nga përmbytjet”, ka shkruar Abbott në Twitter.