Lajme

AAK deklarohet për takimin e nesërm me Escobar e Lajçak, ja kush do të marrë pjesë

06/05/2023 19:07
nga:G B

Emisari special i SHBA-ve, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, sonte do të vijnë për vizitë në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Të dy do të zhvillojnë takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ora 20:00.

Përpos Kurtit, ata do të takohen edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Por, përpos krerëve të shtetit, dyshja Escobar Lajçak do t’i takojnë edhe liderët e partive opozitare, LDK, PDK e AAK.

Takimi i përbashkët me tre liderët opozitarë do të mbahet nesër në ora 11:00, në zyret e BE-së.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në takim do të marrin pjesë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj dhe nënkryetari Ardian Gjini.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.

“Takimi do të mbahet nesër në ora 11 në zyret e BE-së. Nga AAK në takim do të shkojnë kryetari Ramush Haradinaj dhe nënkryetari Ardian Gjini”, tha Xhemajli.

Ai shtoi se Haradinaj do t’i paraqes kërkesat e tij që i ka bërë të ditura tashmë publikisht./Gazeta Blic/

 

Vizita e Escobar dhe Lajçak, në këtë orë takohet me ta nesër presidentja Osmani

Tensionet në Veri/ Escobar e Lajçak përveç Kurtit takojnë edhe Krasniqin, Abdixhikun e Haradinajn