Lajme

Vizita e Escobar dhe Lajçak, në këtë orë takohet me ta nesër presidentja Osmani

06/05/2023 19:04
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet nesër me emisarin special të SHBA-ve, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, të cilët nisin vizitën e tyre në Kosovë sonte.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazeta Blic.

Takimi i Osmanit me Escobar dhe Lajçak do të mbahet në ora 10:00.

Pas takimit me presidenten, dyshja do të takohen me liderët opozitarë në ora 11:00.

Ndërsa, Escobar dhe Lajçak priten sonte në takim nga kryeministri Kurti në ora 20:00./Gazeta Blic/

 

 

Tensionet në Veri/ Escobar e Lajçak përveç Kurtit takojnë edhe Krasniqin, Abdixhikun e Haradinajn