Lajme

Tensionet në Veri/ Escobar e Lajçak përveç Kurtit takojnë edhe Krasniqin, Abdixhikun e Haradinajn

06/05/2023 13:34
nga:N M

Edhe pak orë kanë mbetur kur dy zhytarë të lartë, ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe ai i Bashkimit Evropian Mirosljav Lajçak, do të takojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi është planifikuar për në orën 20:00 e mbrëmjes.

Por, para se këta dy diplomatë të lartë të udhëtojnë për në Serbi, do të takojnë edhe liderët e partive opozitare Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinaj.

Këtë e kanë thënë për Gazeta Blic, burime nga këto parti.

“Takimi është planifikuar nesër (e martë) në zyrat e BE-së në Kosovë, pak para drekës”, tha ky burim.

Vizita e Escobar e Lajçak vjen në kohën kur bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje Kosovës për shtenjsonimin e gjendjes në veriun e Kosovës, e shkak për këtë ishin bërë kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore.

SHBA dhe BE, por edhe vende të tjera i kanë bërë thirrje kryeministrit Kurti që të tërhiqet nga ‘ideja për rrezikim të sigurisë në atë pjesë’.

Kryeministri i Kosovës, pas një bisede telefonike me Jon Finer, zëvendësin e Jake Sullivan, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, është bindur se në veriun e Kosovës duhet të ketë zgjedhje të reja.

Përveç kësaj, BE i ka kërkuar Kosovës që sa më shpejt të nis hapat urgjent për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Ndërkohë, Lista Serbe ka dal me disa kërkesa, në rast se ata duan të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

Tërheqjen e njësive speciale të policisë dhe themelimin e Asociacionit.

Mesazhet e Escobar e Lajçak për Kurtin / Paralajmërohet tërheqja e Njësisë Speciale në veri

Emisarët nga SHBA-ja dhe BE-ja sonte takohen me Kurtin, nesër me Osmanin

Beograd-Prishtinë: SHBA dhe BE në mision të ri ndërmjetësimi