Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Osmani për krerët e partive politike, në pra 12:00.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e PDK-së.
“Po e kemi marrë ftesën dhe kryetari merr pjesë”, tha Çitaku për Gazeta Blic.
Po ashtu, pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar për Gazeta Blic edhe krerët e partive të tjera, Lumir Abdixhiku nga LDK, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga Nisma.
Takimi nga Osmani vjen pas dështimit të formimit të qeverisë nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti./Gazeta Blic/
Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja Osmani
Edhe Abdixhiku merr pjesë në takimin te presidentja Osmani
Haradinaj shkon në takimin e nesërm te presidentja
Dështimi i formimit të Qeverisë, Presidentja fton në takim krerët e partive politike


