Lajme

Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja Osmani

10/30/2025 12:05
nga:Sh R

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, do të marrë pjesë në takimin e thirrur për nesër në ora 12:00 nga presidentja Vjosa Osmani, raporton GazetaBlic.

Pjesëmarrjen e tij  në një prononcim për GazetaBlic, e ka konfirmuar vet Limaj.

“Po, do të marrim pjesë”, tha Limaj për Gazeta Blic.

Përpos Limajt, pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku./Gazeta Blic/

 

 

Edhe Abdixhiku merr pjesë në takimin te presidentja Osmani