Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur për nesër në ora 12:00 nga presidentja Vjosa Osmani.
Pjesëmarrjen e tij e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
“Po, do të marrë pjesë”, tha Mustafa për Gazeta Blic.
Përpos Abdixhikut, pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj./Gazeta Blic/
Dështimi i formimit të Qeverisë, Presidentja fton në takim krerët e partive politike


