Lajme

Kadrijaj nga Kuvendi mesazh për krerët e UÇK-së: Gëzuar 28 Nëntorin

11/26/2026 14:55
nga:L J

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë një deklarimi në Kuvendin e Kosovës, ka përcjellë mesazh urimi për 28 Nëntorin, duke përmendur edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Kadrijaj tha se dëshiron t’i përshëndesë nga Kuvendi ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ajo u shprehu urimet për festën e 28 Nëntorit, duke shprehur shpresën që festën e ardhshme ta presin të lirë.