Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të katër të dyshuarve të rinj në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, raporton GazetaBlic.
Ai ka kërkuar që hetimet të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit, duke përfshirë edhe personat që mund të kenë pasur dijeni apo të kenë lehtësuar kryerjen e krimit.
Sveçla ka theksuar se vrasja e grave nuk ka asnjë justifikim dhe se të gjithë përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.

