Barcelona nuk do të tentojë transferimin e Pedro Porros gjatë afatit kalimtar të janarit.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili ka sqaruar se aktualisht nuk ka negociata mes klubit katalanas dhe Tottenhamit për mbrojtësin spanjoll.
Tottenham nuk ka ndërmend të lejojë largimin e Porros në mes të sezonit, pasi e konsideron atë një lojtar të rëndësishëm për skuadrën.
Megjithatë, interesimi i Barcelonës për mbrojtësin nuk përjashtohet për të ardhmen. Një transferim gjatë verës mund të jetë një mundësi, nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët.
Për momentin, Porro pritet të vazhdojë aventurën e tij në Londër, ndërsa Barcelona do të duhet të shqyrtojë alternativa të tjera për përforcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes.
/GazetaBlic Sport/

