Klubi spanjoll Almeria ka ndërmarrë një gjest solidariteti pas vdekjes tragjike të Jesus de Miguel.
Almeria ka vendosur që të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave për ndeshjen ndaj Tenerife t’ia dhurojë familjes së futbollistit të ndjerë.
Përveç kësaj, klubi ka ftuar edhe familjen e Jesus de Miguel që të jetë e pranishme në stadium gjatë ndeshjes, nëse dëshiron.
/GazetaBlic Sport/


