Trajneri i Getafes, Jose Bordalas, ka shprehur besimin se Lamine Yamal mund ta fitojë “Topin e Artë”, duke vlerësuar aftësinë e sulmuesit të Barcelonës për të bërë diferencën, pas humbjes 3-0 të skuadrës së tij në “Spotify Camp Nou” të shtunën.
Bordalas nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e Getafes, duke kritikuar gabimet në mbrojtje që i lejuan Barcelonës të merrte kontrollin e ndeshjes së La Ligës.
“Jam i zemëruar me rezultatin dhe sepse nuk konkurruam ashtu siç duhej. Pavarësisht se përballeshim me FC Barcelonën dhe luanim në ‘Camp Nou’, mendoj se skuadra ime nuk ishte në nivelin që duhej të ishte sot,” tha Bordalas.
“Yamal do të rritet shumë më tepër dhe mund të bëhet fitues i Topit të Artë. Nuk kam asnjë dyshim”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


