Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se remitancat nga mërgata në Kosovë kanë arritur në 692 milionë euro gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026.
Sipas Gërvallës, shuma e remitancave për periudhën janar-qershor është 5.7 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Vetëm në periudhën janar-qershor 2026, remitancat nga mërgata arrijnë në 692 milionë euro, apo 5.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo ka theksuar rëndësinë e remitancave për ekonominë e vendit, duke thënë se ato ndikojnë në mirëqenien e familjeve, konsum, kursime dhe investime, si dhe në stabilitetin ekonomik e financiar të Kosovës.
Sipas saj, gjatë dekadës së fundit remitancat kanë përbërë mesatarisht rreth 12 deri në 14 për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV) të Kosovës.
Gërvalla ka vlerësuar gjithashtu kontributin e diasporës ndër vite, duke e cilësuar atë si pjesë të rëndësishme të fuqisë ekonomike dhe potencialit të Kosovës.
“Për Kosovën tuaj, për këtë Republikë, për gjithçka që keni dhënë. Mirënjohje përherë”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:


