Analisti politik Azdren Shala, në një intervistë për GazetaBlic, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale, zhvillimet politike në Kosovë dhe reagimet e institucioneve pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shala e ka cilësuar vendimin e Gjykatës si skandaloz, por të pritshëm, duke thënë se qëllimi kryesor i saj, sipas tij, është kriminalizimi i luftës.
“Vendimi i gjykatës ka qenë skandaloz, por ka qenë i pritshëm, kjo gjykatë është bërë për t’i dënuar shqiptarët, qëllimi kryesor kriminalizimi i luftës”
Sa i përket shkallës së Apelit, Shala ka shprehur qëndrimin e tij duke thënë:
“Shkalla e Apelit është kot”
Ai ka folur edhe për mundësinë e zgjidhjes së kësaj çështjeje përmes veprimeve politike.
“Këto punë mund të zgjidhen nën tavolinë, duke e njohur padrejtësinë e gjykatës”
Duke komentuar reagimin e Qeverisë Kurti ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, Shala ka deklaruar:
“Qeverinë Kurti më shumë e ka gëzuar se sa e ka dëshpëruar ky vendim”
Shala ka komentuar edhe Projektligjin e PDK-së lidhur me Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar atë si të panevojshëm, ndërsa ka përmendur zhbërjen e Gjykatës si një opsion.
“Projektligji i PDK-së është kot – nuk e kanë idenë se çfarë po flasin – zhbërja e gjykatës është opsion”
Në intervistën për GazetaBlic, Shala është ndalur edhe te zhvillimet politike në vend dhe zgjedhja e presidentit të Kosovës.
“Ne po jetojmë në Republikën e 3-të të Kurtit – opozita nuk duhet t’i bëjë kuorumin për zgjedhjen e presidentit”- tha Shala për GazetaBlic.


