Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar praninë e Policisë së Kosovës gjatë protestave të partive politike, raporton GazetaBlic.
Ai tha se në protestat e PDK-së zakonisht janë të pranishëm vetëm pak policë, ndërsa gjatë protestës së sotme simbolike të Aleancës, sipas tij, u panë shumë më tepër pjesëtarë të Policisë.
Muharremi ka ngritur pyetjen nëse kjo tregon se pushteti aktual frikësohet më shumë nga protestat e AAK-së, pavarësisht fuqisë së saj më të vogël elektorale.
E plotë:
Kur po proteston PDK, zakonisht po janë vetëm dy policë. E sot kur protestoj simbolokisht Aleanca, po i shofim gjithë këta policë. Ndoshta so shumë me rëndësi ky “detaj” po dikush mundet me thanë që pushteti aktual po frikësohet më shumë nga protestat e kësaj të fundit, edhe pse me fuqi elektorale janë më modest.


