Lajme

Përplasje në Kuvend, Musliu i drejtohet Gërvallës: “Jeni super kriminela, e keni shkelur Kushtetutën”

08/12/2026 12:29
nga:L J

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i është drejtuar me tone të ashpra Donika Gërvallës gjatë zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Musliu i ka thënë Gërvallës se ajo dhe bashkëpartiakët e saj kanë shkelur Kushtetutën.

“Jeni super kriminela, e keni shkelur Kushtetutën”, dëgjohet duke i thënë Musliu Gërvallës.

Përplasja verbale ka ndodhur në mes të tensioneve në Kuvend, ku deputetët e PDK-së ndërprenë deklaratën e Gërvallës me thirrjet “Thirre seancën” dhe “UÇK, UÇK”.