Lajme

Reagon Deda: A ka Kosova profesorë të fakultetit juridik që dalin sot e i tregojnë këtij mileti në çfarë gjendje kushtetuese jemi?

08/09/2026 13:43
nga:G B

Analisti politik, Ilir Deda, ka pyetur nëse ka në Kosovë profesorë të fakultetit juridik që – pa interes nga pushteti, por me integritet profesional – dalin sot e i tregojnë këtij mileti në çfarë gjendje kushtetuese jemi, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje që të dalin e të flasin dhe t’i japin kontribut në zgjidhje të kësaj situate!

Postimi i tij i plotë:

A ka Kosova profesorë të fakultetit juridik që – pa interes nga pushteti, por me integritet profesional – dalin sot e i tregojnë këtij mileti në çfarë gjendje kushtetuese jemi?

Sot në liri duhet të keni shumë më shumë guxim që të flitni se sa në të kaluarën, sepse Kosova sot është jashtë binarëve kushtetues – pa u.d. presidente, pa qeveri në detyrë dhe pa kuvend me mandat kushtetues.

Dilni, flisni dhe jepni kontribut në zgjidhje të kësaj situate!