Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas shtyrjes së seancës konstituive të Kuvendit, gjatë ditës së sotme.
Gashi thekson në reagimin e tij se kanë mbetur vetëm disa orë deri në në përfundimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe se Kosova nuk duhet të hyjë në në vakum institucional.
“Rruga është e qartë: ta zgjedhim Kryetarin e Kuvendit dhe ta konstituojmë institucionin më të lartë përfaqësues të vendit. Më pas, bisedimet politike le të vazhdojnë, ashtu siç e parasheh Kushtetuta – me afatet për formimin e Qeverisë dhe, në kohën e duhur, për zgjedhjen e Presidentit” shkruan Gashi raporton “Gazeta Blic”.
Gashi potencoi se shteti nuk ndërtohet duke zvarritur vendimet por duke respektuar Kushtetutën.
“Sot kërkohet përgjegjësi, maturi dhe vendimmarrje. Kosova nuk ka nevojë për kriza të reja, por për institucione funksionale dhe lidership që e vendos interesin e Republikës mbi çdo interes tjetër” mbyll postimin Gashi.
Reagimi i plotë:


