Santi Canizares ka kritikuar ashpër Real Madridin për mënyrën se si i ka trajtuar negociatat për të rinovuar kontratën e Vinicius Junior.
Kontrata e anësorit brazilian është deri në qershor 2027, por ende nuk ka një marrëveshje për ta zgjatur atë. Thashethemet rreth interesit të Arsenalit dhe mbërritjes së mundshme të Yan Diomande kanë rritur dyshimet rreth të ardhmes së tij.
Në emisionin Tiempo de Juego në Cadena COPE, ish-portieri deklaroi se klubi madrilen duhej ta kishte zgjidhur situatën shumë kohë më parë.
“Real Madridi është vonë me gjithçka. Nëse është e vërtetë që ata nuk kanë një marrëveshje të nënshkruar, Real Madridi është i detyruar ta shesë atë,” tha Canizares.
“Nuk mund të humbasësh 100 ose mbi njëqind milionë euro duke e lejuar një lojtar të skadojë kontratën e tij. Është një keqmenaxhim i pafalshëm,” deklaroi ai.
“Sa më shumë zhurmë të ketë për një lojtar, aq më pak ka gjasa që ai të largohet”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


