Lajme

“Do ta spastroja etnikisht Kosovën”, Shala pas deklaratës skandaloze të ministres serbe: ‘Pozitë-opozitë duhet të jenë njëzëri ndaj këtyre qëndrimeve’

07/14/2026 12:36
nga:Y I

Ministria serbe Snezhana Paunoviq ka deklaruar se ‘po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit më 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën’.

Në lidhje me këtë deklaratë ka folur për “Gazeta Blic” eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.

Shala tha se pala kosovare duhet t’a shfrytëzojë këtë momentum për të theksuar ndërkombëtarisht se nuk mund të arrihet marrëveshje me Serbinë derisa kanë qëndrime të tilla.

Ai tha se pozita dhe opozita duhet të jenë njëzëri sa i përket qëndrimimit ndaj këtyre vendimeve që ka Serbia në raport me Koosvën.

“Unë mendoj se pala kosovare së pari duhet të ketë një avokim të nivelit diplomatik të ambasadave të QUINT-it në Republikën e Kosovës, pastaj të nivelit diplomatik dhe politik të vendeve ku ne kemi përfaqësitë diplomatike, të shfrytëzohet ky momentum për të argumentuar se ne nuk mund të komunikojmë, ne nuk mund të vazhdojmë të arrijmë një marrëveshje përfundimtare me shtetin e Serbisë derisa ekziston në aspektin e ADN-së. Pra këtu kemi të bëjmë, shfrytëzimin e Kishës Ortodokse Serbe, shfrytëzimin e Akademisë së Shkencave të Serbisë, të cilët në mënyrë permanente të dyja e formojnë elementin esencial politik kushtetues. Prandaj problematika nuk është qëndrimi por problematika është mendësia, ideologjia me të cilën dhe për të cilën Serbia në mënyrë konstante jep dhe ka qëndrime. Prandaj Republika dhe institucionet e Kosovës, pozitë-opozitë duhet të jenë njëzëri sa i përket qëndrimit ndaj këtyre vendimeve dhe qëndrimeve që ka Serbia në raport me Kosovën” deklaroi eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/