Lajme

Rama thotë se ka nisur renovimi i Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Koliq

07/12/2026 14:27
nga:Genita C

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nisur renovimi i Ambulancës së Mjekësisë Familjare (AMF), në Koliq me qëllim përmirësimin e kushteve për pacientët dhe stafin shëndetësor, raporton GazetaBlic.

Ai ka ndarë me ndjekësit edhe disa nga fotografitë e renovimit në rrjetin e tij social “Facebook”.

“Ka filluar renovimi i Ambulancës së Mjekësisë Familjare (AMF) në 📍Koliq”, shkruan Rama.