Lajme

Gjini i kthen përgjigje Kurtit: S’ka nevojë për takim, nëse i pranoni gjashtë pikat tona, Aleanca e bën kourumin për Presidentin!

07/09/2026 17:28
nga:Y I

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë publike përgjigjen që ia ka kthyer kreut të VV-së, Albin Kurti, pas ftesës së këtij të fundit për takime rreth krijimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Gjini ka thënë se s’ka nevojë për takim, meqë kërkesa e Aleancës në këmbim të kuorumit mbetet e njëjtë.

Ai ka thënë se Aleanca ndihmon zgjedhjen e presidentit nëse mandatari për kryeministër pranon 6 kushtet e  këtij subjekti politik.

“Për hir të transparencës ndaj qytetarëve, po e ndaj me ju përgjigjen zyrtare të Aleancës që sapo i është nisur Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti. Qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 qershor, i qartë, parimor dhe tërësisht publik” shkruan Gjini raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: