Lajme

Abdixhiku dhe Osmani e morën me sportivitet “përçarjen” në LDK , Hasanpapaj: Në VV nuk guxojnë t’ia kërkojnë dorëheqjen Kurtit

06/25/2026 22:22
nga:Genita C

Bardhyl Hasanpapaj, i ftuar në Pressing në T7, tha se “partia që fitoi ishte LDK me bashkimin që e bëmë, fituam edhe vota më shumë edhe mandate më shumë”, deklaroi ai.

Ndërsa foli edhe për kërkesën e tri degëve për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, ai tha;

“Diskutimet e brendshme në LDK edhe unë po mundohem t’i kuptoj nga kontaktet që kam….Ata e marrin më me sportivitet, është fenomen i zakonshëm që pas zgjedhjeve, aty debati është më i lire, më i hapur…”.

Ndërsa, tha se në Vetëvendosje nuk kanë guxim t’ia kërkojnë dorëheqjen Kurtit.

“Në taborin e VV-së, dikush as nuk mundet ta imagjinojë e mendojë, e lëre më të kërkojë dorëheqjen e kryetarit”.