Vlora Çitaku ka deklaruar se debati për projektin e gazit amerikan nuk është vetëm çështje teknike apo energjetike, por lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe të ardhmen strategjike të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ajo theksoi se pavarësia energjetike është pjesë e pavarësisë shtetërore dhe kritikoi Lëvizja Vetëvendosje për kundërshtimin e projekteve energjetike ndër vite.
Sipas Çitakut, Kosova po përballet me rritje të kostove të energjisë dhe po mbetet prapa vendeve të rajonit në diversifikimin e furnizimit energjetik.
Ajo shtoi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të reflektohet në vendime konkrete strategjike dhe se Kosova duhet të bëhet pjesë e projekteve energjetike të Perëndimit.


