Lajme

Nushi: LDK nuk është më parti politike, por hapësirë e grupeve të interesit për pushtet – Po i luten Kurtit, prandaj ai i ka n’dorë

06/24/2026 17:38
nga:Genita C

Nol Nushi i PSD-së ka deklaruar se LDK, ka përdorur zgjedhjet për të rritur “pazarin politik” për një koalicion të mundshëm me Albin Kurtin.

Ai ka thënë se zhvillimet e fundit po e dëshmojnë këtë qëndrim të PSD-së dhe ka kritikuar LDK-në duke e quajtur të dominuar nga grupe interesi që luftojnë për pushtet.

“Si PSD kemi pasur të drejtë kur kemi thënë se në këto zgjedhje, LDK po garon për të rritur pazarin në koalicion me Kurtin. Ngjarjet e fundit po tregojnë që kemi pasur të drejtë 100%. Fatkeqësisht LDK sot nuk është më parti politike. Ajo është hapësirë e grupeve të interesit që shtyhen mes vete se kush po merr pushtet për vete”, thotë Nushi.

Sipas Nushit, LDK po i “lutet” Kurtit, duke e vendosur këtë të fundit në një pozitë të favorshme.

“Këta po i luten Kurtit, prandaj Kurti i ka në dorë! Prandaj s’kemi me pasë opozitë parlamentare as vitet e ardhshme”, përfundon Nushi për GazetaBlic.

LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

Abdixhiku ose Haziri për President? Nimani: Nuk shoh gjasa për marrëveshje, pritet ngërç politik dhe zgjedhje të reja në vjeshtë